Lissette Lupo Mamani, nënë e katër fëmijëve, e kapi burrin e saj Renzo teksa e tradhtonte me 25 vjeçaren Bruno Morales.

Gruaja e zemëruar vendosi t’i lajë hesapet me të dashurën e tij…

Kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin peruan Arequipa.

Mamani e kapi për flokësh Morales, e tërhoqi zvarrë dhe duke e zvarritur e hodhi nga shkëmbinjtë.

Ndërkohë, bashkëshorti i pabesë iku nga vendi ku ishte takuar më parë me 25 vjeçaren.

Morales ka marrë plagë të lehta, pasi ra nga gjashtë metra lartësi në një rrëke uji. Ajo u dërgua menjëherë në spital.

Për mediat peruane Mamami ka thënë se ka qenë e papërmbajtur.

Por, pranoi se e ka braktisur burrin e saj.

Në anën tjetër, Renzo thotë se është penduar dhe se është duke e lutur gruan e tij që ajo të kthehet.

"Të lutem, po gjunjëzohem para teje që t'i të kthehesh. Ti dhe fëmijët tanë jeni gjëja e vetme që më interesoni. Pa ju jam një hiç. Të lutem më fal, se e di që kam bërë një gabim të madh”, -ka thënë Renzo.