Një burrë nga Tasmania në Australi zbuloi të dashurën e tij 28 vjeç, teksa kryente marrëdhënie seksuale me djalin e tij adoleshent.

Ky zbulim u bë pasi burri kishte vendosur kamera në dhomë pasi ishte fiksuar se në ambientet e shtëpisë kishte fantazma.

Siç raportohet, mediat vendase bëjnë me dije se burri dhe e dashura e tij jetonin prej 11 vitesh bashkë dhe kishin një fëmijë nga lidhja e tyre.

Sakaq në dëshminë e saj në polici e dashura deklaroi se e dinte se djali i partnerit të saj ishte 16 vjeç, por deklaroi se kjo ishte moshë e lejuar për të pasur marrëdhënie.

Gruaja nuk shfaqi asnjë pendesë për veprimin e saj, duke deklaruar se nuk kishte bërë asgjë të keqe.