Policia greke ka sekuestruar 100 kilogram kanabis, e cila mendohet se ka hyrë përmes kufirit shqiptaro-grek n♪7 sajë të dy operacioneve të ndërmarra në shtetin fqinj.

Operacioni i parë u zhvillua në Pella, ku u ndoqën dy automjete. Një nga mjetet që u ndoq, u gjet i braktisur në një zonë bujqësore dhe pranë tij 5 çanta me 90 kg 200 gram marijuanë.

Policia greke shpalli kërkim drejtuesin e mjetit, 52-vjeçarin grek. Ndërkohë u kap edhe makina që shërbente për kontrollin e rrugës dhe u arrestua shoferi, 38-vjeçari grek.

Droga ishte marrë në kufirin greko-shqiptar nga 52-vjeçari. Ndërkohë ne operacionin e dyte, policia sekuestroi 2 çanta me 10 pako që përmbanin 10 kg 964 gram marijuanë. Në pranga përfundoi një shqiptar 29-vjeç.