12 shtetas nga Pakistani, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nëpërmjet kufirit jeshil nga Greqia, janë kapur nga Policia Kufitare në Kakavijë.

Dymbëdhjetë pakistanezët pasi u kapën në vendin e quajtur “Post Katund”, u shoqëruan për në zyrat e Pikës Kufitare Kakavijë, ku dhe u intervistuan.

Sipas policisë, të gjithë këta persona do të udhëtonin drejt Malit të Zi, dhe destinacioni i tyre përfundimtar ishte Gjermania.