Një sasi prej 132 kg lëndë narkotike kanabis sativa si dhe dhjetëra fidanë janë sekuestruar nga policia e Vlorës në dy aksione për të goditur këtë fenomen.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Abedin Jonuzi, Lejli Jonuzi, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Xh.J., banues në Oshtimë.

Policia bën me dije se në banesën e shtetasve të arestuar është konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2800 fara bime narkotike Cannabis Sativa, 167 fidanë-bime narkotike Cannabis Sativa, 169 bimë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 132 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë e të grirë.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi Artur Aliaj, banues në Vlorë, pasi në fshatin Lapardha, në një sipërfaqe toke në pyll kishte kultivuar 55 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.