GJIROKASTËR, 23 mars 2013- Sekuestrohen 195 kg drogë e llojit marijuanë në Gjirokastër. 

Burime nga policia bëjnë me dije se së sajë të operacionit të koduar “Vjosa” , mundur sekuestrimi i sasisë së drogës në aksin Gjirokastër-Memaliaj. 

Droga u sekuestrua në një mjet me targa MZ 616 BS, teksa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Genci Zymbyli. 

Operacioni i koduar ‘Vjosa’ u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve, ndërkohë që po vijojnë hetimet.