Një vit pasi u zbulua magazina e drogës në Gjirokastër, policia ka ndaluar dy pronarët, vëllezërit Hodo dhe Tauland Veizi 47 dhe 40 vjeç.

Magazina ndodhej në zonën industriale të qytetit dhe ishte marrë me qira nga dy shtetas si pikë për shitjen e druve të zjarrit.

Dy vëllezërit ishin shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

“Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me  vendim nr. 308, datë 11.11.2016, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shetasin Tauland Veizi, dhe me vendim nr. 309 date 11.11.2016, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”  për shetasin Hodo Veizi, pasi në datën 10.03.2016 në zonën industriale, lagja “Zinxhira”, Gjirokastër, në një magazinë të përshtatur për rritjen e bimëve narkotike, pronë e cila disponohej nga këta dy shtetas, u gjetën 28 thasë me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva”, informon policia.