Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Policia Kufitare dhe autoritetet doganore ka sekuestruar 20.000 paund si dhe proceduar penalisht 29-vjeçaren që nuk i deklaroi.
NJOFTIMI I PLOTË
Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasen V. D., 29 vjeçe.
Gjatë kontrollit fizik dhe në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20.000 paund, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar.
Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasja V. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.





