Policia malazeze ka sekuestruar 7 çanta me 205 kilogramë kanabis, në vendin e quajtur Sutjel në Ulqin rreth 130 metra larg bregut të lumit Buna.

Sipas informacioneve të policisë malazeze, sektori i policisë kufitare, gjatë patrullimit të kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në afërsi të Lumit Buna, janë pikasur 4 persona të cilët po transportonin çantat. Pasi janë parë nga polica, ato janë larguar.

Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Shqiperia dhe kishte destinacion Malin e Zi. Ndërkohë, po punohet në kapjen dhe identifikimin e transportuesve, por edhe të bashkëpunëtorëve të trafikantëve nga Shqipëria me ata malazezë.