KAKAVIJE, 18 mars 2013- Policia kufitare e Kakavijës ka bërë të mundur sekuestrimin e 30 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar edhe transportuesin e drogës.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 24-vjeçari Taulant Mustafaraj pas gjatë kontrollit në automjetin e tij me targa AA 244 FO është gjetur lënda narkotike.
Sipas policisë, droga u gjet e fshehur në shasinë e automjetit të 24-vjeçarit e ndarë në disa pako.
Mësohet se i riu e kishte blerë lëndën narkotike në fshatin Lazarat dhe do ta trafikonte në Athinë.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.





