Policia kufitare Delta Forcë dhe Drejtoria e qarkut Vlorë në një aksion të përbashkët kanë kapur rreth 300 kg kanabis në gjirin e quajtur Petruna në gadishullin e Karaburunit.
Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në këtë gji ku u gjet dhe droga u kapen dhe arrestuan dy persona të dyshuar si posedues të drogës. Ata janë shtetasit E. M 40 vjeç si dhe O. U. 30 vjeç.
Ndërkohë sipas burimeve nga policia kufitare, droga ishte e fshehur në këtë gji dhe priste për t'u ngarkuar dhe më pas transportuar drejt Italisë.





