Policia greke ka zhvilluar një operacion anti-drogënë kufirin greko-shqiptar ku ka sekuestruar rreth 31 kg marijuane brenda një fuoristrade që vinte nga kufiri gjelbër me Shqipërinë.

Brenda makinës janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 31 kg 400 gram marijuane.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, shtetas grek dhe pritësi i drogës në Imathia, një shtetas shqiptar. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 4 celulare e 4 karta SIM.