Policia greke ka sekuestruar mbi 33 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Droga ishte fshehur në një makinë që drejtohej nga një 22-vjeçar shqiptar.

Gjatë operacionit në Kozani, policia kontrolloi brenda mjetit ku u gjetën dhe sekuestruan 3 pako me 33 kg e 590 gram marijuanë.

Gjithashtu u sekuestruan 2 celularë, 3 karta SIM dhe 20 euro.