GREQI, 24 shkurt 2013- Të paktën 340 kg marijuanë janë kapur sot në kufirin shqiptaro-grek.
Mësohet se droga është kapur në vendin e quajtur Sajadhe, në kufi me fshatin Ciflik të Sarandës.
Policia greke ka ndaluar një fuoristradë me karroceri të mbushur me ushqim për kafshet, ndërsa gjatë kontrollit ka gjetur të fshehur nën to 317 pako me 339 kg marijuanë.
Mësohet se është vënë në pranga shoferi grek, rreth 30 vjec.
Shumë afër vendit të ngjarjes së parë, u ndala edhe një makinë tjetër që drejtohej nga dy shtetas grekë njëri 25 dhe tjetri 26 vjec.
Mësohet se droga që iu gjet të rinjve ishte ngarkuar në afërsi të fshatit Ciflik, ndërsa ishte transportuar deri aty me mushka.





