Policia greke ndoqi një mjet që vinte nga kufiri gjelbër dhe e ndaloi në Tyria, Janinë. Në mjet u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta me 35 pako me 35 kg 433 gram marijuanë.
Në pranga ka rënë një 61-vjecar grek, i cili rezulton person në kërkim, i dënuar me 2 vite e 7 muaj burg dhe 1000 euro gjobë për mashtrim dhe falsifikim.
Prej fillimit të vitit e deri më sot, në Igumenice, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, etj., policia greke ka sekuestruar rreth 9 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.