KORCË- Në pikën kufitare të Kapshticës janë sekuestruar mëngjesin e sotëm 40 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis. 

Policia kufitare sqaron se droga ishte fshehur në shasinë e kamionit që udhëtonte nga Erseka në drejtim të shtetit fqinjë, Greqi. 

Mësohet se policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore.