VLORE– Një sasi droge prej rreth 400 kg marijuanë është bllokuar nga Policia e Vlorës në afërsi të shpellës së “Haxhi Aliut”, në Karaburun.
Burimet e policisë thanë se droga, e futur në 10 çanta është pikasur rreth orës 17:30.
Efektivë të policisë kufitare dhe Delta Force, janë vënë në lëvizje për zbulimin e autorëve.
Policia tha se pas disa orë kërkimesh, është pezulluar operacioni nga deti, për shkak të kohës së keqe, ndërkohë që vijojnë kërkimet nga toka për gjetjen e trafikantëve.
Mjeti që do të transportonte drogën, duhet të jetë me fuqi motorike të madhe, nisur nga sasia por edhe deti me dallgë.





