DURRËS, 20 gusht 2013 – U orvat të shfrytëzonte pikun e trafikut me emigrantë në portin e Durrësit për të transportuar drogë, por është kapur nga policia. Mëngjesin e 20 gushtit 2013, policia e Durrësit sekuestroi 4 kg e 258 gr. heroinë, që u zbulua në urën e makinës me targa AA291HD, ndërsa po orvatej të imbarkohej në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari në natën e 19 gushtit 2013. Makina ishte në pronësi të 25-vjeçarit L. N. Nga Alliasi i Tiranës. Blutë sekuestruan drogën, automjetin dhe arrestuan në flagrancë L. N.-në, që dyshohet se ishte narko-korrier.

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/