Një çift i ri shqiptarësh është ndaluar së fundmi nga policia në Zvicër pasi në makinën me të cilën udhëtonin tip “Volkswagen Passat”, iu gjetën 5.2 kg heroinë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, çifti ka udhëtuar me makinë nga Italia për në Zvicër, duke kaluar edhe kontrollet në doganë.

Gruaja është lënë e lirë dje pasi sipas hetuesve, nuk kishte lidhje me drogën, ndërsa shqiptari u dërgua në burg.

Hetimet priten të hedhin dritë mbi trafikun e drogës.