Një sasi prej 50 kg kanabis është kapur në kufirin greko-shqiptar ditën e sotme, konkretisht në Filat, Igumenicë.

Mediat greke raportojnë se policia e Filatit, ka ndaluar një mjet brenda së cilës janë gjetur e sekuestruar 3 çanta, brenda së cilës ishin 48 kg e 280 gramë kanabis.

Përveç pakove të mëdha, u kapën dhe 19 pako të tjera më të vogla me 1 kg dhe 917 gramë hashash në formë çokollate.

Policia arrestoi shqiptarin i cili drejtonte mjetin pa patent.

Ndërkohë në kërkim është shpallur dhe një shtetas grek i cili rezultoi të ketë marrë mjetin me qira.