Policia Kufitare e Kakavijës ka bllokuar 6 shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga kufiri jeshil me Greqinë dhe po lëviznin në drejtim të Gjirokastrës.
Evidentimi i këtyre shtetasve u bë nga ana e policisë kufitare gjatë patrullimit në kufirin jeshil nëpërmjet kamerave termike në vendin e quajtur “Mulliri” poshtë Kakavijës.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se këta persona po u shoqëronin nga shtetasi shqiptar, Zija Çollaku , 47 vjeç, banues në Delvinë, i cili po i ndihmonte të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt shumës 300 euro.
47-vjeçari u arrestua nën akuzën e “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa 6 sirianët u shoqëruan në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ku dhe u intervistuan.