GJIROKASTER, 02 prill 2013– Efektivët e antidrogës në policinë e Gjirokastrës kanë sekuestruar një tjetër sasi të konsiderueshme kanabis sativa.

Rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm në kodrat e fshatit Hormovë përballë post-bllokut të policisë në Ujin e Ftohtë në Tepelenë, u konstatuan dy shtetas me dy mushka duke transportuar lëndë narkotike.

Të dy këta persona, sapo konstatuan se po ndiqeshin nga policia braktisën kafshët mbi të cilat kishin ngarkuar dy çantat me mariuanë, në afërsi të fshatit Lekël afër një ndërtese të prishur dhe u larguan duke përfituar nga errësira. 

Policia e mbërritur në vendngjarje gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës material dy çanta që përmbanin 55 pako me lëndë narkotike, me peshë 1.1 kilogram secila për një total prej rreth 60.5 kilogram marjuanë.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasit me iniciale  B.A dhe R.GJ, nga Tepelena.