GJIROKASTER, 19 qershor 2013 – Një sasi droge prej 70 kilogram marjuanë është kapur sot në mëngjes gjatë operacionit antidrogë të zhvilluar që nga mesnata e djeshme nga sektori kundër lëndëve narkotike në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër.

Lënda narkotike, e cila ishte e ndarë në tre 3 çanta, u gjet tek parcelat e Hormovës në rrugën nacionale, ku ishte hedhur nga transportuesit e saj, tre të rinj nga Tepelena.

Këta të fundit braktisën çantat në momentin e ndërhyrjes së forcave antidrogë dhe u hodhën në lumë, e duke përfituar edhe nga errësira mundën të shmangnin arrestimin. 

Policia ka identifikuar ndërkaq drejtuesin e automjetit me të cilin udhëtonin të rinjtë, një shtetas nga Fieri i cili e kishte marrë drogën në Lazarat, si dhe dy prej të rinjve të cilët jënë shpallur në kërkim. Droga kishte destinacion Italinë.