Gjatë një operacioni që ka zgjatur 48 orë, Policia kufitare e Gjirokastrës ka kapur sot rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, në kufirin e gjelbër, mbi fshatin Dritë, të Bashkisë Dropull.
Sipas informacioneve paraorake, mësohet se janë shoqëruar 7 persona që dyshohen si transportues të kësaj lënde narkotike.
Forca të shumta Policie janë në vendngjarje dhe po punohet për zbulimin e autorit të kësaj lënde narkotike.





