Tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë mes Policisë Greke, Shqiptare e Italiane. Sekuestrohet në afërsi të Otrantos një gomone me 712 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Në pranga kanë rënë 3 skafistët shqiptarë.
Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë e Shtetit për një gomone që dyshohej se po trafikonte lëndë narkotike nga Greqia për në Itali.
Guardia di Finanza e Puglias ka bërë të mundur që në orët e para të mëngjesit në afërsi të Otrantos të ndalojë mjetin lundrues tip gomone me tre shtetas shqiptarë në bord konkretisht:
L.B, 38 vjec, H.M, 23 vjeç dhe Xh.H 24 vjeç.





