FRANCE– Policia franceze në Tourcoing (qytet buzë kufirit me Belgjikën) është befasuar kur në cisternën e zbrazët të një kamioni ka gjetur 9 shqiptarë.
Bazuar në të dhënat e drejtuesit të kamionit, që të 9 personat kishin lutur atë që të dërgoj matanë kufirit pa ndonjë pagesë. Informata e parë lëshuar nga policia thuhet se bëhet fjalë për 9 shtetas nga Shqipëria, mirëpo policia ende nuk ka vërtetuar identitetin e tyre. Sipas të arrestuarve, ata shpjegojnë se janë nga Shqipëria por që nuk posedojnë ndonjë dokument i cili do vërtetonte identitetin e tyre.
Supozohet që këta 9 persona të jenë shtetas nga Kosova të cilët provuan që të hynë në Belgjikë për të kërkuar azil.
Një nga të arrestuarit i ka ofruar policisë një numër telefoni të njërit nga familjarët e tij i cili jeton në Belgjikë. Policia franceze në bashkëpunim me policinë belge ka zbuluar se ky numër telefoni i takon një ish shtetasi nga Kosova i cili tani posedon nënshtetësinë belge.
Që të 9 personat janë duke u mbajtur në burgun lokal të qytetit Tourcing përderisa nuk zbulohet identiteti i plotë i tyre.





