SARANDE– Policia e Sarandës ka ndaluar sot 9 shtetas sirianë të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin.
Burime nga policia bëjnë me dije se klandestinët sirianë janë kapur rreth orës 02:30 të mëngjesit teksa po lëviznin në këmbë në aksin Mesopotam-Sarandë.
Sipas policisë së qytetit bregdetar klandestinët sirianë kishin hyrë nga Greqia dhe kishin destinacion Malin e Zi.





