Autoritetet italiane kanë sekuestruar rreth 900 kg lëndë narkotike në Bari. Sipas mediave italiane, ngarkesa prej 646 kg marijuanë dhe 250 kg hashash, ishte nisur nga Shqipëria.

Droga ishte e ndarë në 54 pako dhe u trafikua me gomone me motorë të fuqishëm. Në pranga kanë rënë dy vëllezër italianë,nga Torre Canne, një vendpushim bregdetar në Fassa, të cilët transportonin drogën, dhe që akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Policia e vendit fqinj është habitur nga një fakt në këtë operacion. Ndërsa herët e tjera trafikantët ishin thuajse të gjithë shqiptarë, këtë herë ata janë italianë.

Droga u sekuestrua nga policia në Bari në bashkëpunim me ushtrinë e Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Guardia di Finanza. 

Operacioni anti-drogë u zhvillua mesnatën midis të hënës dhe të martës, ndërsa lajmi është bërë publik ditën e sotme.

Nga hedhja në treg e kësaj sasie të konsiderueshme droge, organizata kriminale do të qarkullonte rreth 10 milionë Euro, raportojnë mediet italiane. 

Hetimet nga dedektivët e policisë vazhdojnë.