Policia greke ka shkatërruar një bandë trafikimi droge, e cila është përgjegjëse edhe për disa vjedhje në distriktin e Exarchias në Athinë.

Operacioni i gjerë policor ka çuar në pranga 21 persona, shumica prej të cilëve shqiptarë. Ai është zhvilluar orët e para të mëngjesit të së premtes.

Policia nuk ka dalë ende më një njoftim për media lidhur me detajet e operacionit dhe identitetit të personave të vënë në pranga, raporton “Kathimerini”.