Dy të rinj janë arrestuar për shitje të lëndëve narkotike. Finalizimi i operacionit antidrogë “Vloshi” nga policia e Fierit çoi në arrestimin e Kelmend Myftarit 25 vjeç, banues në fshatin Vlosh të Fierit dhe Eduart Hatias, 19 vjeç, banues në fshatin Drenovicë të Beratit.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në afërsi të Spitalit Roskovec, ku Kelmend Myftari është kapur në flagrancë duke i shitur shtetasit Eduart Hatia 155 doza lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.





