DURRES, 27 mars 2013– Pasditen e djeshme më datë 26.03.2013, rreth orës 16:30,  në lagjen Nr 15 Durrës,  shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke vjedhur brenda magazinës në pronësi të shtetasit P.E., dy djem të mitur.

Për shkak të miturisë dy shtetasit E.K., 12 vjeç, dhe N.B., 12 vjeç, të dy banorë të Durrësit, nuk kanë përgjegjësi penale.

Mbi dy të miturit rëndon akuza pë kryerjen e veprën penale të “vjedhjes së mbetur në tentative”.