Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë 3 persona që u kapën duke vjedhur naftë në një firmë private.
Të arrestuarit janë:
• Xh. Lami 53 vjeç, banues në Kamëz. Tiranë;
• A. Poposhi 33 vjeç, banues në Prezë, Tiranë;
• V. Balliu 34 vjeç, banues në Cudhi. Krujë.
Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në Qafë Shtamë të Krujës, u kapën në flagrancë duke vjedhur naftë nga serbatori i mjetit tip “Benz”, betoniere në pronësi të një firme që merret me prodhimin e betonit.
Ndaj tyre rëndon akuza “Vjedhja” në bashkëpunim parashikuar në nenin 134, 25 të Kodit Penal.





