7 maj 2015 – Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen për vjedhje.
Në pranga kanë rënë 18-vjeçari Klaudio Becurri, banues në Lezhë, i cili është kapur duke vjedhur në banesën e shtetasit T. B., 47 vjeç, banues në Shkodër, dhe 40-vjeçari Artur Ferketa, banues në Shkodër, pasi është kapur duke vjedhur një biçikletë, në lagjen "3 Heronjtë" të qytetit.
Sipas policisë, mjeti ishte në pronësi të 48-vjeçarit, A. G., banues në Shkodër. Ndërkohë, materialet kanë kaluar në Prokurori për veprën penale të vjedhjes.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/