16 qershor 2015 – Tre persona që vidhnin shinat e trenit janë arrestuar nga Policia e Krujës. Bëhet fjalë për shtetasit Mondi Baroka, 29 vjeç, Lorenc Gjini, 36 vjeç, dhe Bilal Kulla, 37 vjeç, që të tre nga Fushë Kruja.
Ata janë kapur te stacioni i vjetër i trenit në Fushë Krujë, duke vjedhur aksesorë metalikë dhe shinat e linjës hekurudhore Budull-Fabrika e Çimentos.
Burime nga policia njoftojnë se nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip ‘Opel Korsa’ me targë ‘CJ 111 AT’, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sende që shërbenin për kryerjen e veprës penale.
Tre shtetasit akuzohen për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”, materialet e së cilës i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/