Dy shtetas të huaj janë kapur nga shërbimet policore në kufirin e Durrësit në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme.
“Më datë 29.07.2018, në Durrës, nga shërbimet e kufirit janë kapur 2 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e bluve.
Policia informon se ata do të kthehen vullnetarisht në vendin e origjinës.





