Policia ka arrestuar dy autorë të një bande grabitësish që kanë terrorizuar tri qytete.

Të arrestuar janë Fatjon Lila 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje dhe Xhordano Palushi 29 vjeç, banues në Shkodër.

Palushi akuzohet se ka përkrahur autorin e krimit dhe është i dyshuar për po për vjedhje.

Të arrestuarve u janë sekuestruar; një automjet i markës “Audi”, gjashtë aparate telefonikë celulare, dy palë veshje (të dyshuara të përdorura në vjedhje), një palë dorashka dhe tri ora dore të markave të ndryshme.

Këta persona në bashkëpunim dhe me të tjerë janë të implikuar në shumë vjedhje të tjera në Kavajë, Tiranë dhe në Lushnje.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe i dyshuar për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Nenet 302 dhe 134/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Xhordano Palushi.