Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, njëri prej të cilëve i shpallur më parë në kërkim.
U ndalua shtetasi në kërkim Rr. Hallulli 77 vjeç , banues në Durrës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.
Gjithashtu, Specialistët për Krimet ndaluan shtetasin D. Kamberi 29 vjeç, banues në Durrës.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës me shkresën nr.507/1 ,datë 03.07.2017 ka nxjerrë urdhërin e ndalimit për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet në ngarkim të të dyve, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





