22 maj 2015 – Dy persona nga Pogradeci kanë rënë në pranga, pasi policia zbuloi në banesën e tyre armë, drogë dhe tritol.

Operacioni i koduar “Soba”, nga sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Korçës, arrestoi në flagrancë 47-vjeçarin Arzen Liço dhe 26-vjeçarin Dorjan Thana.

Në banesat e tyre u gjetën dhe u bllokuan:

3 doza me peshë 6.2 gr të dyshuara lëndë narkotike e llojit kanabis sativa

1 karikator me 30 fishekë mod 56

2 aparate telefoni celularë

2 pistoleta zhurmuese, njëra me nr.10-975 dhe tjetra pa numër

360 fishekë mod 56
 

1 dozë me peshë 3.4 gr të dyshuar lëndë narkotike e llojit kanabis sativa

117 fishekë mod 54

1 kallëp tritoli

50 m fitil zjarrpërcjellës

2 radio dore

1 shkop gome

2 aparate telefoni celularë

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/