Karabinierët e Macerata-s kanë arrestuar dy shqiptarë, të cilët janë kapur me 1 kg kokainë.

Pasi kanë ndaluar një automjet tip Volksvagen, me të cilin udhëtonin dy shqiptarët E.D. 23 vjeç dhe A.M. 42 vjeç, raportojnë mediet lokale.

Karabinierët janë bërë dyshues, kur kanë parë që dy shqiptarët janë nervozuar. Pas kontrollit në makinën e tyre, ata kanë gjetur brenda një çante lëkure kokainën shumë të pastër, e cila në treg kap vlerën 200 mijë euro.

Shqiptarët janë dërguar në burg, ndërsa makina dhe kokaina janë sekuestruar.