KRUJË, 23 nëntor 2013 – Dy të rinj nga qyteti i Krujës i bien në qafë fatorinas nga fshati i largët malor dhe i varfër i Kroit të Madh dhe i vjedhin xhiron ditore. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrës-Krujës njofton se më 22 nëntor 2013, ora 8.20, u ndaluan Roland Ka., 19 vjeç dhe Alfred Ku., 21 vjeç, të dy me banim në Krujë. Ndaj tyre ka bërë kallëzim 21-vjeçari E. S., me banim në fshatin Kroi i Madh të komunës së Çudhisë, i cili deklaroi se më 21 nëntor 2013, rreth orës 18.30, ndërsa punonte si fatorino autobusi, është konfliktuar e goditur me grushte me të dy shtetasit, të cilët në momentin e largimit i kanë marrë edhe çantën e mesit me 10 700 lekë. Ata do të përgjigjen para drejtësisë për dy vepra penale, atë plagosjes së lehtë me dashje dhe të vjedhjes në bashkëpunim.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





