Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur më herët në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyre të parregullt”.
Policia njofton gjithashtu, se janë arrestuar –S. G., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 16, ka tentuar të vjedhë një biçikletë; si dhe -K. B., 33 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 17, ka tentuar të vjedhë një biçikletë.
Njoftimi i plotë:
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
-S. G., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 16, ka tentuar të vjedhë një biçikletë;
-K. B., 33 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 17, ka tentuar të vjedhë një biçikletë.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. B., 27 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyre të parregullt”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





