Itali, 20 maj 2014 – Një gjyqtar në Itali ka pezulluar një çështje për vrasje pasi kapi dy punonjës të stafit të gjykatës duke kryer marrëdhënie seksuale gjatë seancës dëgjimore.

Anna Ivaldi, e befasuar i kërkoi prokurorit të ndalonte së foluri kur vërejti se çifti po përpëlitej në ekstazë.

Ata mendonin se xhami me avull do t’i “mbronte” nga kjo sjellje e pahijshme, por gjyqtarja ka arritur të dallojë qartësisht se çfarë po ndodhte.

Pas kësaj, gjyqtarja urdhëroi ndalimin e seancës. Ngjarja ka ndodhur në Genoa të Italisë, ku po zhvillohej gjyqi ndaj të akuzuarit për vrasje, marokenit Yassin Mahmod.

“Seanca sapo kishte filluar kur gjyqtarja dëgjoi zëra të çuditshëm. Pas kësaj duke kontrolluar me sy vërejti dy persona të zhveshur. Të gjitha e kuptuan se çfarë ishte duke ndodhur”, tha një dëshmitar.

“Ata mendonin se xhami ishte i zi dhe nuk do të dukeshin. Seanca u ndërpre dhe dy personat u nxorën prej andej”.

Të dy persona ishin pjesë e stafit të gjykatës, por identiteti i tyre nuk është bërë i ditur. Por është mësuar se njëri prej tyre është i martuar.

Një zëdhënës i gjykatës ka bërë të ditur se për këtë ka nisur një hetim.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/