Vihen në pranga nga policia e Durrësit 2 persona të akuzuar për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin E. R., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë teksa vidhte në një banesë, në lagjen nr.8.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin H. T., 32 vjeç, banues në Luz i Vogël, Kavajë, pasi ka vjedhur një motoçikletë në fshatin Spille.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.