Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Ka kaluar pak kohë nga projekti i fundit i publikuar nga Butrint Imeri, i cili titullohet “Moj Dashni” e duket se këngëtari ka përgatitur një surprizë.

Së fundmi ka treguar se jo vetëm që do të vijë me një këngë të re, por edhe me një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Era Istrefi.

Kjo është hera e parë që dy artistët sjellin një bashkëpunim dhe kanë postuar një foto nga klipi i këngës, ku kanë treguar se është xhiruar në Paris.

Kënga titullohet “Lonely” dhe do të publikohet të enjten në 23:59.