Në një operacion anti-drogë në Selanik, policia ka sekuestruar 334.7 kg kanabis që vinte nga Shqipëria, me destinacion Greqinë.

Po ashtu ka rënë në pranga një 51-vjeçar, i cili sipas raportimit të policisë është anëtar i rëndësishëm i një grupi të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Lënda narkotike, tashmë e sekuestruar po transportohej me makinë që drejtohej nga 51-vjeçari, por gjatë kontrollit policia zbuloi drogën të paketuar në 14 çanta.