Policia e Kukësit ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Prita”, në kuadër të të cilit ka arrestuar katër persona, njëri prej të cilëve nga Durrësi dhe tre të tjerët nga Dibra.
Në pranga ranë:
1-A. Kalia, 31 vjeç, banues në fshatin Gurë, Dibër.
2-R.Likdeda, 39 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës.
3-P. Elezaj, 45 vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër.
4-K.E., 16 vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër.
Ata janë kapur në flagrancë në fshatin Bicaj- Kukës, me një sasi prej rreth 23 kg lëndë narkotike kanabis sativa, të cilën po e transportonin në mjetin tip “Fugon”, me targa TR 2797 T.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike si dhe u bllokua automjeti tip “Fugon”.





