Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Rimini të Italisë, të cilët u kapën në flagrancë me 2 kilogramë marijuanë, 3,4 kilogramë kokainë, 10 kilogramë hashash dhe 104 mijë euro, si edhe një pistoletë të vjedhur.

Mediet italiane nuk i bëjnë ende të ditur emrat e vëllezërve, por vetëm moshën e tyre, nga 22 dhe 36 vjeç.

Sipas policisë italiane, shpërndarja e drogës bëhej nëpërmjet automjetit të njërit prej vëllezërve të ndaluar dhe një motori. Ata u kapën menjëherë pasi kishin dorëzuar një sasi droge. Vëllai i vogël ka bërë rezistencë ndaj policëve, duke i goditur me shkelma e grushte. Ndërsa vëllai i madh tentoi të largohej në këmbë duke braktisur mjetin, sapo diktoi që po e ndiqte policia. 

S.L.