Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në tre aksione të ndryshme antidrogë. Në Mestre, me ndihmën e qenit antidrogë është arrestuar një shtetas shqiptar, të cilit gjatë kontrollit në mjet, i’u zbulua një fund i dyfishtë brenda së cilit u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 2 kg kokainë.

Në San Salvo, policia ka arrestuar një punëtor shqiptar 27 vjeç, ndërsa në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan mbi 1 kg drogë si kokainë, marijuanë dhe hashash si dhe material për paketimin e drogës.

Ndërsa në tentativë për të hyrë në Zvicër, është arrestuar nga policia italiane një 41-vjeçar shqiptar. Gjatë kontrollit të mjetit të tij janë gjetur dhe sekuestruar 100 gramë kokainë si dhe disa gramë heroinë.