17 nëntor 2015 – Dy nxënës të shkollës 9-vjeçare “Ndoc Mazi” në Shkodër po ndiqen penalisht në gjendje të lirë, pasi u zbuluan nga personeli i shkollës se kishin lëndë narkotike.

Sipas policisë, dy nxënësit me inicialet L. P., 14 vjeç dhe E. S., 15 vjeç, të dy me banim në Shkodër, mbanin në dorë një qese celafoni me kanabis, me një sasi të vogël prej 1 gram.

Menjëherë, personeli i shkollës njoftoi policinë e cila nisi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj tyre. Lënda narkotike ishte siguruar nga 15-vjeçari, ku gjatë kontrollit në banesën e tij në Shkodër policia gjeti edhe 1.4 gramë kanabis.

/portali DurresLajm/