Policia e Tiranës në bashkëpunim me Forcat Shqiponja, ka arrestuar dy të rinj të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga ranë shtetasit E. Pashollari 23 vjeç dhe F. Rama 26 vjeç, të banues në Tiranë.

Kapja e tyre u bë në Rrugën e Dibrës, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin tip “Audi Q7”, me drejtues shtetasin Egli Pashollari, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 10 dozash kanabis sativa.

Policia bllokoi edhe mjetin “Audi Q7” ngjyrë e zezë si dhe 5 telefona celularë të markave të ndryshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim.